Pasi zjarrfikëset greke janë përpjekur gjatë dy ditëve të fundit të shuajnë një zjarr të madh në zonën Keratea, në juglindje të Athinës, në mënyrë që flakët të mos arrijnë në parkun kombëtar të Sounios, një front tjetër zjarri jashtë kontrollit vazhdon prej ditës së hënë ne Bilia të Atikës veriperëndimore.

Në të dy rastet shërbimi i Mbrojtjes Civile ka urdhëruar evakuimin e disa fshatrave të vegjël në mënyrë që të mos rrezikohen jetët e banorëve.

Mëngjesin e së martës është urdhëruar pjesëmarrja në fikjen e zjarrit edhe të mjeteve nga ajri, 6 avionëve zjarrfikës edhe 6 helikopterëve, përfshirë edhe ata të Forcave të Armatosura pasi në zonë fryjnë erëra të fuqishme nga 5-6 ballë.
Përveç 330 zjarrfikësve greke me 34 mjete dhe zjarrfikësve vullnetare, operojnë në këtë operacion edhe 146 zjarrfikës nga Polonia me 46 mjete ndërsa front i zjarrit shtrihet në disa km.

Edh enë Keratea ku situate është nën kontroll janë mbi 100 zjarrfikës që janë në gatishmëri pasi ka ende shumë vatra të vogla zjarri.

Greqia është përfshirë nga qindra zjarre në këtë muaj, pas valës së saj më të rëndë të të nxehtit në dekada, ndërsa flaket kane shkrumbuar sidomos ne ishullin Evia dhe gadishullin e Peloponezit brenda 10 ditëve mbi 110.000 hektarë tokë pyjore, aq sa janë djegur prej vitit 2010 në Greqi.

Shërbimi i zjarrfikësve tha se vetëm në 24 orët e fundit kanë shpërthyer përsëri ne gjithë vendin mbi 90 zjarre, ndërsa ka dhënë paralajmërim për orët ne vazhdim pasi temperaturat do te vazhdojnë te jenë rreth 40 gradë ne dy ditët ne vijim, ndërsa do te mbizotërojnë erëra te fuqishme. TCh