Banka e Shqipërisë njofton se duke filluar nga data 23 gusht 2021 do të hidhen në qarkullim monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2020. Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, është miratuar me vendimin të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Monedhat metalike, me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, emetim i vitit 2020, kanë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të këtyre prerjeve. Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2020”, si dhe tek monedhat metalike të prerjes 5 lekë dhe 50 lekë, drejtshkrimi i fjalëve “LEKË”, dhe “SHQIPËRISË”.
Duke filluar nga data 23 gusht 2020, monedhat metalike me vlerë nominale 5 Lekë, 20 Lekë dhe 50 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2020, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të këtyre prerjeve, emetime të viteve të mëparshme.