Ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave pas lajmeve se djalit që ajo i ka dedikuar këngë, Xhulio, është fejuar.
Madje, Fifi publikoi edhe një video e përlotur teksa dëgjonte këngën “Jetike” dhe të gjithë e lidhën me situatën që ajo po përjetonte.
Kujtojmë se në një nga puntatat e “Shiko kush luan”, Fifi u pyet se çfarë kuptimi ka fjala “stracciatella” që ajo e ka bërë tatuazh në trup dhe këngëtarja tregoi se këtë fjalë ia dedikon të dashurit të saj, që i thërret me përkëdheli në këtë mënyrë.
“Stracciatella e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, është shprehur ajo.
Ndërkohë, diten e djeshme ajo ka realizuar nje bisedë virtuale në “Instagram” me ndjekësit dhe dikush e ka pyetur per tatuazhet.
“Kam 9 tatuazhe n’kajmak. Dhe do shtohen disa e kismet do fshihen disa”, është përgjigjur këngëtarja dhe me siguri ka vendosur të fshijë “emrin” e ish të dashurit nga trupi.