Prej ditësh vendi ynë është në mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët dhe me diell.
Meteorologu Hakil Osmani këtë të hënë ka bërë me dije se tre ditët e para të javës do të jenë në mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe temperaturave të larta deri në 40 gradë.
Ndër të tjera Osmani thekson se nga e enjtja e gjatë fundjavës do të ketë prani të vranësirave dhe reshjeve të shiut duke shënuar dhe një ulje të temperaturave me 3-4 gradë.
“Vendi ynë deri ditën e mërkurë do të jetë në mbizotërimin e kthjellime në pjesën më ta madhe, në zonat malore do të ketë vranësira të pakta me reshje të izoluara. Dita e enjte pritet që të sjellë më shumë mundësi për vranësira duke krijuar mundësi për reshje të herë pas hershme. Deri të mërkurën temperaturat do të jenë deri në 40 gradë, ndërsa nga e enjtja e në fundjave pritet që të kemi një ulje të temperaturave deri në 3-4 gradë, duke arritur vlerat maksimale në 36 gradë”, është shprehur ai.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Kosova mbeten në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe me kalime të pakta vranësirash, dhe në këto dy shtete temperaturat do të pësojnë një rënie deri në 3-4 gradë.