Toma Basic do të luajë me Lazion. Pas zhbllokimit të indeksit të likuiditetit dhe zyrtarizimit të transaksioneve të mbyllura në verë, klubi biancoceleste është gati t’i japë trajnerit Maurizio Sarri përforcimin që ai po kërkonte për mesfushën. Bordeaux, në fakt, konfirmoi se ka pranuar ofertën e fundit nga Lazio. Për mbylljen e marrëveshjes kishte mbetur shumë pak kohë dhe tani është gjetur edhe një marrëveshje e plotë me francezët.
Kroati, i cili luajti si titullar në tre ndeshjet e para të Bordeaux në Ligue 1 kete sezon, do të transferohet te Lazio për 7 milionë euro në pjesën fikse plus një milion bonus të lidhur me pjesëmarrjen e skuadrës së Maurizio Sarri në Ligën e Kampionëve të ardhshëm. Ekzaminimet mjekësore gjithashtu do të organizohen në orët e ardhshme me Basic që synon të jetë tashmë në skuadër për ndeshjen e dytë të sezonit të Lazios, të planifikuar për të shtunën në orën 18.30 në stadiumin Olimpico kundër Spezia.