Zikaltrit duket se e kanë gjetur zëvendësuesin e sulmuesit belg, i cili iu bashkua së fundmi Chelseat. Belotti ka shkëlqyer në kampionatin italian viteve të fundit

Interi ia ka vënë syrin Andre Belottit. Kampioni aktual italian e sheh sulmuesin e Torinos si zëvendësues potencial të Romelu Lukakut, i cili iu bashkua Chelseat. Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”. Zikaltrit tashmë e kanë transferuar Edin Dzekon nga Roma, përcjell “Gazeta Express”.

Por, sulmuesi boshnjak është 35 vjeç dhe nuk mund ta përballojë një sezon të ngjeshur. E përfaqësuesi italian është tetë vjet më i ri dhe mund ta mbulojë hapësirën e lënë bosh nga Lukaku. Belotti ka shkëlqyer në futbollin italian viteve të fundit.