Rita Johal, ish-bashkëshortja e mesfushorit algjerian Riyad Mahrez, në një intervistë për “The Sun”, ka rrëfyer se si futbollisti ndryshoi kur kaloi nga Leicester te Manchester City. Sipas këngëtares, Mahrez ndryshoi tërësisht, duke mos qenë më ai bashkëshort dhe baba i dashur, si dikur. “Nuk dua të komentoj jetën e të tjerëve, por transferimi e ndryshoi tërësisht bashkëshortin tim. karriera e një futbollisti është e shkurtër. Ata duhet të jenë besnikë dhe të qëndrueshëm me të dashurit e tyre kur kalojnë nga një klub te një më i madh, pasi kur të mbarojnë karrierën do të kuptojnë realisht se kë kanë pranë”, tha Rita Johal.
“Në vitet e para gjithçka shkonte shumë mirë, kishim dy vajza, e dashuroja dhe ndiqja gjërat që ai bënte. Në korrik 2018 ai shkoi nga Leicester te City dhe gjërat ndryshuan. Riyad i dashur, i qetë dhe i kujdesshëm u zhduk. Nuk interesohej më për mua e familjen, se çfarë bënim. Kur e pyesja ai më përgjigjej duke thënë se ishte shumë i stresuar”, tha Rita Johal. Në vitin 2019, Mahrez u largua nga shtëpia dhe u transferua në një hotel. Pas divorcit, futbollisti është fejuar me Taylor Ward, ndërsa këngëtarja është lidhur me një producent muzikor.