Si vende të G20, ne kemi detyrime jo vetëm ndaj qytetarëve tanë, por edhe ndaj bashkësisë globale. Ne duhet të mbrojmë për të drejtat e grave kudo në botë, veçanërisht atje ku ato kërcënohen, deklaroi kryeministri Italian Mario Draghi në hapjen e Konferencës së G20 mbi Fuqizimin e Grave, në Santa Margherita Ligure.

“G20 duhet të bëjë gjithçka të mundshme për të siguruar që gratë afgane të ruajnë liritë dhe të drejtat e tyre themelore, në veçanti të drejtën për arsim. Arritjet e arritura në njëzet vitet e fundit duhet të ruhen”, shtoi Draghi.

“Ne nuk duhet të mashtrojmë veten: vajzat dhe gratë afgane janë në prag të humbjes së lirisë dhe dinjitetit të tyre, për t’u kthyer në gjendjen e trishtuar që ishin njëzet vjet më parë. Ato rrezikojnë të bëhen qytetarë të klasit të dytë, viktima edhe një herë të dhunës dhe diskriminim sistematik, vetëm për faktin e të qenit gra’’, theksoi ai.

‘’G20 duhet të bëjë gjithçka të mundshme për të siguruar që gratë afgane të ruajnë liritë dhe të drejtat e tyre”, theksoi ai.