Ndërsa zjarret e fuqishëm vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha në të gjithë Italinë, zjarrfikësit e vendit ndodhen në limitet e tyre, me dhjetëra zjarre që digjen në jug të pjesës kontinentale dhe në Siçili. Sipas autoriteteve, më shumë se 300 zjarre pyjorë u raportuan dje në një hapësirë prej 12 orësh. Shtatë avionë zjarrfikës ishin përsëri në ajër sot në mëngjes duke monitoruar përhapjen e flakëve dhe duke hedhur ujë mbi flakët.
Në Siçili, disa zjarre të rinj po ndiznin në Parkun Natyror Rajonal ”Madonie”, sipas shërbimit të zjarrfikësve. Në pjesën kontinentale, rajoni jugor italian i Kalabrisë është prekur veçanërisht nga zjarret. Brigadat e zjarrfikësve janë telefonuar mijëra herë këtë vit për të luftuar zjarret në rajon, edhe pse kjo është shumë më tepër se në vitin 2020, ajo mbetet disi më e ulët se në vitin 2017, i cili ishte një vit veçanërisht i keq për zjarret në pyje.
Në Kalabri, flakët po prekin kryesisht territorin e Parkut Kombëtar ”Aspromonte”, një gjeopark i listuar nga UNESCO. ”Flakët tashmë kanë ndërprerë rrugën drejt një kishe të njohur”, sipas ANSA-s.
Të martën, drejtori i parkut bëri përsëri një apel publik për më shumë ndihmë në lu tën kundër flakëve dhe paralajmëroi për një katastrofë të mundshme. Kushtet e thatësirës dhe erërat e forta janë gjithashtu faktorë kontribues në situatën, dhe në shumë raste, njerëzit besohet se kanë ndezur qëllimisht zjarre.