Juventusi ka filluar të mendojnë për një sulmues me të cilin dëshiron ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, pasi ky i fundit ka vendosur të largohet nga klubi. Duke qenë se Manchester City nuk dëshiron ta shesë Gabriel Jesusin, Juventusi i vlerëson Mauro Icardin, Moise Keane dhe Luka Jovicin si zëvendësues të mundshëm të Ronaldos.
Përfaqësuesi i Portugalisë është në bisedime me Manchester City, klubin të cilin dëshiron t’i bashkohet tani. Menaxheri i tij Jorge Mendes mbërriti mbrëmë në Torino për ta zgjidhur të ardhmen e tij. Por kalimi i Ronaldos në Manchester City mbetet i koklavitur, sepse kampioni i Premierligës nuk dëshiron të paguajë për ta blerë portugezin, e as të përfshijë sulmuesi Jesus në ndonjë marrëveshje shkëmbimi.
Gjithsesi, Juventusi po mendon për ta gjetur një zëvendesues të 36-vjeçarit. Ylli i Paris Saint-Germain Icardi ka qenë synim i kamotshëm i bardhezinjve, derisa Kean kishte luajtur për ta më 2019. Përveç tyre, Juventusi po mendon edhe për Luka Jovicin e Real Madridit.