Princi Harry ka premtuar se do të dhurojë të ardhura nga libri i tij biografik që pritet të publikohet në të ardhmen në bamirësinë Sentebale që ai ka themeluar, për të ndihmuar fëmijët në nevojë dhe që vuajnë nga probleme shëndetsore në Afrikën Jugore.
Princ Harry po ribashkohet me miqtë e tij të vjetër dhe ata të rinj, për të mbledhur para për bamirësi.

“Misioni ynë në Sentebale ka të bëjë me adresimin e nevojave më të menjëhershme të fëmijëve të prekshëm nga sëmundjet në Afrikën Jugore, duke i ndihmuar ata të kenë shërbime jetësore shëndetësore, të marrin kujdesin e nevojshëm,” u shpreh Harry “Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për dashamirësit tanë në Aspen, dhe shumë sponsorë të tjerë”.

Ai vazhdoi në deklaratën e tij duke treguar, “Kupa Polo Sentebale është shumë e rëndësishme për sigurimin e fondeve të nevojshme për të çuar përpara këtë mision të rëndësishëm dhe jam i emocionuar që jam në gjendje të mbështes Sentebale, personalisht dhe financiarisht përmes një donacioni të veçantë bamirësie për të përmbushur këtë nevojë të menjëhershme.”
Është kuptuar se donacioni prej 1.5 milion dollarësh për Sentebale dhe organizata të tjera do të vijë nga të ardhurat e librit të tij biografik që do të publikojë në të ardhmen.