James Rodriguez mund të lërë Evertonin në ditët e fundit e fundit të merkatos së kësaj vere për t’u rikthyer te Porto në kampionatin portugez, pikërisht te klubi ku u bë i njohur si futbollist.

Mesfushori kolumbian mund të përfshihet në marrëveshjen që do të çojë Luis Diaz te Evertoni për shumën e 25 milionë eurove, me James Rodriguez që do të përshkojë rrugën e kundërt për t’u transferuar te Porto në formë huazimi.

Kanë mbetur edhe tre ditë për të mbyllur këto dy operacione, që tregojnë edhe një herë rënien eksponenciale të James në karrierën e tij, që nga shkëlqimi me Kolumbinë në Botërorin 2014.