Titulli që mbante për një kohë të gjatë, Jeff Bezos si personi më i pasur në botë sipas revistës “Forbes” i ka kaluar dikujt tjetër. Pronari i kompanisë “Amazon” i ka “dorëzuar” këtë titull biznesmenit Bernard Arnault, pronarit të markës franceze të veshjeve luksoze “Louis Vuitton”. Vihet re se në këtë listë, gruaja e vetme në mesin e 10 njerëzve më të pasur të botës rezultoi pronarja e “L’Oreal”, Françoise Bettencourt Meyers.
Më poshtë vijojnë emrat e 10 njerëzve më të pasur në botë dhe kompanive të tyre, bashkë me pasuritë që ata zotërojnë:
Bernard Arnault – 198,8 miliardë dollarë (Louis Vuitton Moet Hennessy). Jeff Bezos – 193,3 miliardë dollarë (Amazon – Blue Origin’s). Elon Musk – 182,1 miliardë dollarë (Tesla – SpaceX). Bill Gates – 132,1 miliardë dollarë (Microsoft). Mark Zuckerberg – 130,8 miliardë dollarë (Facebook). Larry Page – 116,4 miliardë dollarë (Google). Larry Ellison – 116,3 miliardë dollarë (Oracle). Sergey Brin – 112,6 miliardë dollarë (Google). Warren Buffett – 103,7 miliardë dollarë (Berkshire Hathaway). Françoise Bettencourt Meyers – 93 miliardë dollarë (L’oreal)
Kujtojmë se në vitin 2018, Jeff Bezos u shpall personi më i pasur në botë, duke rrëzuar kështu nga froni i klasifikimit më të hershëm të më të pasurve, themeluesin e “Microsoft”-it, Bill Gates. Tanimë, duket se ky pron do t’i përkasë dikujt tjetër, por për sa kohë, kjo mbetet për t’u parë!