Lionel Messi do të paguhet me fan token të PSG-së, të krijuar nga Socios. Lajmi është bërë i ditur nga klubi parisien. Bëhet fjalë për një formë të re monedhe digjitale.

“Në 2018-ën, Paris Saint-Germain i ka hapur rrugën markës blokchain, duke u bërë marka e parë sportive që bashkëpunon me Socios.com. Nga ajo kohë, PSG dhe Socios kanë bashkëpunuar për të zhvilluar mënyra të reja për të lidhur klubin me tifozët, dhe më e mira nuk ka ardhur akoma. Fan Token u ofrojnë miliona tifozëve të Paris Saint-Germain në të gjithë botën mundësinë të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në jetën e klubit”, lexohet në një komunikatë.

“Entuziazmi i krijuar nga lojtarët e rinj gjatë merkatos së verës ka rritur ndjeshëm volumin e këmbimit të Fan Token $ PSG, që në ditët para zyrtarizimit të Messi-t kanë kaluar 1.2 miliardë dollarë”.