Db Auronzo di Cadore Bl 23/07/2021 - amichevole / Lazio-Triestina / foto Daniele Buffa/Image nella foto: esultanza gol Vedat Muriqi PUBLICATIONxNOTxINxITA

Pas interesimit të Fenerbahce dhe disa klubeve gjermane, sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi përfundoi në fokusin e Valencias. Kjo është raportuar nga portali turk Ajansspor i cili shpjegon sesi kompania spanjolle synon sulmuesin e Kosovës në huazim nga Lazio.

Vendimi i fundit për këtë çështje do të jetë te Maurizio Sarri i cili do të duhet të vendosë nëse do t’i besojë futbollistit të datëlindjes 1994 ose nëse do ta lërë të shkojë.

Muriqi u transferua nga Fenerbahce te Lazio verën e sezonit të shkuar për 18.5 mln euro. Në 27 ndeshje në Serie A, futbollisti nga Prizreni realizoi vetëm 1 gol.