Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të një fëmijë tjetër. Lajmi u dha nga mediat britanike dhe u konfirmua më pas dhe nga Zonja e Parë, Carrie Symonds.

Boris dhe Carrie kanë një djalë së bashkë, i cili lindi disa javë pasi kryeministri britanik doli nga terapia intensive, ku u trajtua për koronavirusin. Por megjithëse për çiftin ky do të jetë fëmija i dytë, për kryeministrin britanik ai do të jetë i gjashti. Boris Johnson ka dy vajza dhe dy djem me ish bashkëshorten Marina Wheeler.