“Sot do të kryesoj një takim urgjent të G7 për të koordinuar përgjigjen tonë ndaj krizës në Afganistan. Unë do të kërkoj nga miqtë dhe aleatët tanë që të qëndrojnë pranë popullit afgan dhe të rrisin mbështetjen për refugjatët dhe ndihmën humanitare”, shkroi kryeministri britanik Boris Johnson në Twitter. “Ne do të përdorim çdo ndikim diplomatik dhe humanitar për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe përparimin e bërë në Afganistan gjatë njëzet viteve të fundit. Talibanët do të gjykohen për veprimet e tyre dhe jo fjalët e tyre’’, shtoi Johnson.

Gjatë G7, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi një rritje të konsiderueshme të ndihmës humanitare për afganët që vuajnë përpara samitit special të G7. Sipas informacioneve të dhëna, më shumë se 200 milionë euro (235 milionë dollarë amerikanë) do të vihen në dispozicion nga buxheti i BE -së për ndihmë këtë vit, ose afërsisht katër herë paratë e planifikuara fillimisht. Sipas von der Leyen, ndihmat do të alokohen për njerëzit brenda Afganistanit dhe refugjatët.