Negociatat për blerjen e Manuel Locatelli-t nga Sassuolo, po rezultojnë më të vështira nga sa parashikoheshin për Juventus-in. Sassuolo kërkon 40 milionë euro, ndërsa bardhezinjtë në gati të arrijnë deri në 30. Palët duan të arrijnë një marrëveshje, por nëse negociatat do të dështojnë, torinezët kanë gati planin B.

Sipas L’Equipe, Zonja po ndjek me kujdes situatën e mesfushorit të Bayern Munich, Tolisso. Për të duket se interesohen edhe Arsenal, Manchester United dhe West Ham. Tolisso është nxjerrë në shitje nga bavarezët për 10 mil;ionë euro, një shifër e përballueshme për arkat e bardhezinjve.