Kaio Jorge do të luajë me Juventus-in. Sipas La Gazzetta dello Sport, braziliani ka shtyrë Santos-in të arrijë një marrëveshje me bardhezinjtë.
19-vjeçari do të bëhet zëvendësi i Alvaro Morata-s. Zonja e Vjetër do të paguajë menjëherë 1.5 milionë euro dhe një shifër të ngjashme në fundin e sezonit të ardhshëm. Javën e ardhshme pritet të Kaio Jorge të zbarkojë në Torino për vizitat mjekësore.