Në vend që të afrohen, Juve dhe Sassuolo po largohen për Manuel Locatellit. Mesfushori do të vihet nën urdhrat e teknikut te skuadrës. Zhgënjimi është i dukshëm, duke pasur parasysh që ëndrra e tij që ishte të kthehej nga pushimet e të ishte i veshur me ngjyrat bardhe zi.

Negociatat mes Juventusit dhe Sassuolos nuk kanë prodhuar asgjë konkrete. Giovanni Carnevali, CEO i Sassuolos, ishte i qartë për të ardhmen e tij: “Nëse Juve nuk bën një ofertë tërheqëse, Locatelli nuk largohet.” Një fjali së cilës zv. presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, iu përgjigj në mënyrë të ngjashme: “Oferta është më se e përshtatshme dhe e drejtë”.

Me pak fjalë, asnjë rritje nuk është në horizont për t’iu afruar 40 milionëve të kërkuar nga Sassuolo. Dhe as kontaktet indirekte që u zhvilluan dje nuk ndihmuan në rregullimin e raportit mes palëve. Sassuolo duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kërkesat që ata kanë, teksa dhe bardhezinjtë nuk duken se janë gati të bëjnë sakrifica financiare. Sidoqoftë, bisedimet vazhdojnë, për të siguruar shërbimet e Locatellit ështe edhe Arsenali, por këta të fundit ende nuk kanë paraqitur një ofertë konkrete.