Një grua afgane, e cila po evakuohej nga Kabuli drejt Gjermanisë, ka sjellë në jetë fëmijën e saj në bordin e një avioni ushtarak.

Komanda e Lëvizshmërisë Ajrore të SHBA në një postim në rrjetet sociale tha se nëna e re po udhëtonte me familjen e saj nga Lindja e Mesme në Bazën Ajrore Ramstein në Gjermani.

Në momentin që gruas i nisën dhimbjet e lindjes, komandanti i avionit vendosi që të ulte avionin nga lartësia për të rritur presionin e ajrit në aeroplan, gjë që ndihmoi në stabilizimin dhe shpëtimin e jetës së nënës.

Mësohet se gjendja shëndetësore e nënës dhe të porsalindurit është e mirë.