Harry Kane po shpreson që e ardhmja e tij të qartësohet pas ndeshjes se Tottenham me Manchester City të dielën Kane pritet ti ribashkohet shokëve të tij të skuadrës në stërvitje të premten në mëngjes pasi që testi PCR për Covid doli të jetë negativë, duke bërë që ai të lirohet nga karantina. Megjithatë ka pasur biseda në mes të Spurs dhe City në javën e fundit për kapitenin e Anglisë, edhe pse Spurs befasuan mbrëmë kur pat lajme se kampionët e Premier Ligës e vlerësojnë Kane për rreth 120 milionë euro.

Spurs nuk kanë intereses ta shesin yllin e tyre por Daniel Levy, kryetar i klubit do ta merrte në konsideratë një ofertë prej 150-160 milionë funte. Nuk ka mundësi që të këtë marrëveshje deri para ndeshjes se Spurs kundër City por Kane shpreson që bisedat të përparojnë pas kësaj ndeshje. Trajneri i Spurs, Nuno Espirito Santo është përballur me pyetje për Kane në konferencën për shtyp të premten në mbrëmje dhe mund të vendos që ta përfshijë në skuadër për ndeshjen e së dielës, pavarësisht se sulmuesi ka shumë pak minuta të luajtura dhe ka dëshirë ti bashkohet Cityt.