Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur të enjten që që nuk kanë mundur të hipin në avionët e evakuimit nuk do të harrohen. Ajo shpjegoi se Ministria e Jashtme e Gjermanisë është ende duke negociuar me talebanët. “Ne e dimë që dritaret e mundësive janë duke u mbyllur. Me mijëra njerëz janë shpëtuar, por dua ta përsëris sërish sot: ne nuk do t’i harrojmë ata që nuk mundi t’i shpëtonte brigada e ajrit. Përkundrazi, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mundësuar evakuimin.”
Duke folur gjatë një konference për mediat në Berlin Merkel përmendi edhe sulmet në aeroportin ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul. Ajo e përshkroi ngjarjen si një sulm si një veprim dashakeqës dhe i ulët.