Arsenal është një nga klubet më të mëdha në Angli, por gjendja në vitet e fundit nuk ka qenë e mirë dhe po vuajnë mungesën e trofeve dhe suksesit.
Ka nevojë për një ndryshim nga themelet dhe mund të vijë shpejt, madje mund të jetë më pozitiv seç mund të prisnin tifozët e klubit nga Londra.
Mohammed Al Kaabi, politikan i njohur në Katar dhe një fans i futbollit tregon se ky vend ka interes për të blerë Arsenalin, megjithëse nuk do jetë dhe aq e lehtë.
“Më kanë pyetur shumë rreth Arsenalit dje dhe disa u mërzitën me mua sepse nuk iu përgjigja. Në fakt, nuk kam ndonjë informacion të caktuar, por thuhet se ka interes të Katarit për të blerë klubin gjatë këtij viti. Procesi nuk do jetë i lehtë”, shkruan ai në Twitter.