Disa nga teoritë e Stephen Hawking revolucionarizuan mënyrën se si shohim universin, por disa të tjera i kanë lënë shkenctarëve ende pikëpyetje. Gjithsesi, ai është një nga shkencëtarët teoricienë më të mëdhenj të periudhës moderne. Ndonëse teoritë e tij ngjanin si larg kohës kur ai i formuloi ato, ai shkonte deri në kufijtë e inteligjencës së shkencës. Disa prej teorive të tij po integrohen ngadalë në rrjedhën e shkencës, me prova që i mbështesin si shpjegimi i fillesave të universit apo vrimave të zeza, por të tjera mbeten ende pezull.

Teoria e Big Bang Për një kohë të gjatë, shkencëtarët kanë përplasur idetë e tyre mbi krijimin e universit duke mbajtur në peshore dy teori kryesore: Big Bang dhe Gjendja e Qëndrueshme. Në të dyja pranohej zgjerimi i universit, por e para thotë se po zgjerohej nga një gjendje ultra-kompakte, shumë e dendur në të shkuarën, ndërsa e dyta supozon se ky zgjerim ka ndodhur gjithmonë, me lëndë të re që krijohet vazhdimisht për të ruajtur një dendësi konstante. Haëking provoi se teoria e Gjendjes së Qëndrueshme bie në kundërshtim me veten dhe teoria e tij është tashmë e pranuar gjerësisht nga fizikantët.

Vrimat e zeza ekzistojnë Më shumë se me gjithçka tjetër, emri i Hawking lidhet me vrimat e zeza, të cilat krijohen kur një yll pëson shuarje totale nën gravitetin e tij. Teoria e relativitetit të Ajnshtajnit e bëri atë të lidhte ekuacionet e famshme me mekanikën kuantike dhe kjo i bëri shkencëtarët të mendojnë se vërtet mund të kishte diçka të tillë në univers. Prova finale ishte kur një teleskop kapi një imazh të vrimës së zezë masive në qendrën e galaksisë Messier 87 në vitin 2019.

Rrezatimi Hawking Vrimat e zeza quhen kështu pasi grimcat e dritës (fotonet) përthithen prej tyre. Por Hawking provoi se e vërteta është më e ndërlikuar se kaq. Duke aplikuar teorinë kuantike, idenë se çiftet e “fotoneve virtuale” mund të krijohen spontanisht nga asgjëja – ai kuptoi se disa nga këto fotone do të dukeshin të rrezatuara nga vrima e zezë. Teoria u konfirmua kohët e fundit në një eksperiment laboratorik në Izrael pasi shkencëtarët në vend të një vrime të zezë të vërtetë, përdorën një analog akustik – një “vrimë të zezë zanore” nga e cila valët e zërit nuk mund të shpëtojnë. Ata zbuluan ekuivalentin e rrezatimit Hawking pikërisht në përputhje me parashikimet e fizikantit.

Teorema e sipërfaqes së vrimës së zezë Një tjetër teori mbi vrimat e zeza, jo më kot emri i tij lidhet ngushtë me to. Në fizikën klasike, entropia është çrregullimi i një sistemi që me kohën vetëm rritet, nuk zvogëlohet. Hawking provoi se në rastin e vrimës së zezë, entropia matet nga sipërfaqja që rrethon horizontin ku ajo ndodh. Kjo do të thotë se sipërfaqja e vrimave të zeza është shumë më e madhe në fund se sa në fillesat e krijimit të tyre.