Babai i Pinkut, Jim Moore, ka ndërruar jetë të enjten, pas një beteje të gjatë me kancer të prostatës.
Këngëtarja ka shprehur dhimbjen e saj përmes një postimi në Instagram, ku ka shpërndarë disa fotografi të babait të saj të ndjerë, i cili ishte veteran i Luftës së Vietnamit.
“Deri në përjetësi”, ishin fjalët e pakta të41-vjeçares, emri i vërtetë i së cilës është Alecia Moore, të cilat ia kishte shoqëruar një fotografie të saj ku shihet bashkë me të atin duke vallëzuar, kur ajo ishte fëmijë.
Një ditë para vd e kjes, Pinku kishte postuar një fotografi të saj bashkë me babain, në të cilën ata ishin duke kënduar këngën “I Have Seen the Rain” në qytetin e Neë Yorkut, në vitin 2006. Jim e kishte shkruar këtë baladë derisa po shërbente si ushtar në Vietnam.