Kledi Kadiu është bërë baba për herë të dytë. Balerini i njohur shqiptar dhe partnerja e tij, Charlotte Lazzari janë bekuar me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Gabriel. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë Kledi përmes një postimi në Instagram. Ai ka publikuar një foto ku shihet dora e vogëlushit të porsalindur, ku ka shkruar emrin dhe momentin e lindjes së të birit. “Gabriel ? 29 Gusht 2021, 13:48”

Para pak kohësh, Kledi dhe partnerja e tij Charlotte kanë dhënë lajmin e gëzueshëm për të gjithë ndjekësit se do të bëhen prindër për herë të dytë. Kledi dhe Charlotte ndanë foto të ekos së bebushit në bark, duke zbuluar se do të vijë në jetë në muajin gusht dhe më në fund ai moment kaq i bukur për familjen erdhi. Kujtojmë se para pesë vitesh, Kledi Kadiu, u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Charlotte solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Lea, e cila ishte një kopje e vogël e mamasë së saj.

Ai dhe balerina i thanë “Po” dashurisë së tyre disavjeçare në një ceremoni përrallore që u mbajt në Itali në qershor të vitit 2018. Madje, në dasmën e tyre mori pjesë edhe vogëlushja Lea.