Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me renditjen në vendin e katërt në botë të peshëngritësit Briken Calja. Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se vetëm 1 kg ishim larg medaljes olimpike.
Ndër të tjera kreu i shtetit shkruan se ky ishte përfaqësim dinjitoz i përfaqësuesit Briken Calja. Por vëmendjen më të madhe nuk e ka marrë reagimi i Metës, por komenti i një ndjekëse i cili po bën xhiron në rrjetet sociale.
Ajo ironizon presidentin duke i përmendur dy profesionet e tij që Meta nuk i harron kurrë: peshëngritjen dhe floririn.