Kongresmeni amerikan Mike Quigley, i cili vizitoi gjatë kësaj jave vendin tonë, shprehu mirënjohjen e tij për Kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar, për vendimin për të pranuar refugjatët afganë. Në një reagim në Twitter, Kongresmeni shkruajti se gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ishte frymëzuar pamasë nga mikpritja e popullit shqiptar dhe dedikimi i tyre për të shpëtuar jetë njerëzish. “I jam mirënjohës kryeministrit Edi Rama dhe popullit shqiptar që udhëhoqën iniciativën për të mikpritur afganët në vendin e tyre.
Gjatë vizitës time, u frymëzova thellësisht nga tradita e tyre e “besës” dhe dedikimi i tyre për të mikpritur të huajt, ashtu sikurse për të shpëtuar jetë”, shkruajti Quigley. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 Gusht ishte në Tiranë, ku u takua me ambasaroren Kim, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, dhefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës.