Aktivizimi i vatrave të zjarrit, për shkak të temperaturave të larta, por edhe në raste zjarresh të qëllimshme, ka rikthyer vëmendjen tek metodat se si të mbrohemi, të si të reagojmë dhe si të mos lëndohemi apo të rrezikojmë jetën, në rast zjarri brenda në shtëpi kryesisht, apo edhe në zona në tjera, qoftë në natyrë.Në faqen zyrtare të Organizatës së Kryqit të Kuq në SHBA, është publikuar një udhëzues në raste zjarresh, ku reagimet ndryshojnë sipas rrethanave dhe më e rëndësishma është të shpëtojmë jetën.
Lexo si më poshtë:Nëse fillon një zjarr: -E rëndësishme është të keni një pajisje-fikës zjarri. Kjo mungon shpesh herë në shumë shtëpi dhe duhet të merret parasysh ky rekomandim. Mësojeni dhe përdoreni në rastin më të shpejtë. Nëse zjarri fuqizohet: Mos harroni të dilni sa më shpejt nga shtëpia, të qëndroni në një zonë hapësire më të largët dhe të telefononi Policinë, Zjarrfikësen, Urgjencën apo Policinë. Numrat e tyre duhet të jenë gjithmonë në telefonin tuaj, ose mund të shkoni direkt tek numri i Emergjencës nga telefoni.
-Bërtisni me sa të keni fuqi: Zjarr. Dhe largohuni nga zona që po digjet.-Nëse jetoni në një ndërtesë me ashensor, mos e përdorni. Në vend të tij, përdorni shkallët.-Mos bëni asnjë veprim tjetër, mos mendoni për sende, lini gjithçka dhe shpëtoni veten.-Nëse je në shtëpi dhe ndërkohë dyert ose dorezat janë të nxehta apo tymi bllokon rrugën tuaj kryesore të arratisjes, nëse nuk keni mundësi tjetër dalje, mbështilluni me një batanije dhe shkelmoni derën apo hapeni me një copë të trashë.-Mbani kokën ulur, mundohuni të mbani frymën deri në dalje.-Nëse tymi, nxehtësia ose flakët bllokojnë rrugët tuaja të daljes, qëndroni në dhomë me dyer të mbyllura. Vendosni një peshqir të lagur nën derë dhe telefononi zjarrfikësen ose policinë.
-Hapni një dritare dhe tundni një leckë ose elektrik dore me ngjyra të ndezura për të sinjalizuar për ndihmë.-Nëse keni dalë jashtë, largohuni dhe prisni në distancë të gjatë që të mbërrijë ambulanca.Si të veproni nëse rroba që keni veshur merr flakë apo preket nga zjarri?- Ndalo çdo veprim që po bën, era ndërsa lëviz e fuqizon atë.- Ulu në tokë dhe mbylo fytyrën me duar.- Rrokullisu sa më shumë dhe vazhdimisht derisa flaka në rrobë të fiket. Nëse vrapon, flaka do të bëhet më e madhe dhe jeta do të rrezikohet.-Pasi të fikni zjarrin nga rroba, ftoheni lëkurën e djegur me ujë, dhe mbajeni nga tre deri në pesë minuta. Nëse e përfundon me sukses misionin e shpëtimit të jetës tende me këto metoda, atëherë është momenti që shërbimet mjekësore të kujdesen për ju.Kush po luan me zjarret dhe kush po i fik ato!