Varianti Delta, i identifikuar në Indi po përhapet me ritme të shpejta në Shtetet e Bashkuara dhe tani përbën shumicën e rasteve të reja në vend.
Mesatarja aktuale rasteve e reja në një javë është rreth 130,000. Ndërkohë Francis Collins, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit, paralajmëroi në një intervistë për Fox News se numri i rasteve ditore së shpejti mund të shkojë në 200,000 në 24 orë.
Duke pasur parasysh rritjen e rasteve, a mund të parashikojmë se kur kjo valë e nxitur nga Delta do të arrijë kulmin?
Sipas Benjamin Linas, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit tha se diçka e tillë është e vështirë të parashikohet. Sigurisht kjo është në dorën tonë. Njerëzit duhet të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe duhet të mbajnë maska si edhe të respektojnë rregullat që secili shtet ka imponuar.
Vetëm në këtë mënyrë ne mund të kemi në kontroll virusin apo variantet e tjera të rrezikshme. Nuk është mister se si mund ti jepet fund rritjes së rasteve për shkak të variantit Delta, por njerëzit janë të lodhur dhe nuk kanë më as vullnet për të ndërmarrë masa.
Linas, tha se të dhënat sugjerojnë se pa marrë masa, shumë shtete do të regjistrojnë rritje të rasteve me variantin Delta, me norma vdekshmërie më të larta se në valën e parë të COVID .
“Kjo është shqetësuese,” tha ai. “Nëse jeni të vaksinuar, me siguri nuk do të jeni një nga njerëzit që do të vdesin nga Delta, por ju ende duhet të merrni masat në mënyrë që të mos kontribuoni që rritja e rasteve të krijojë variante të reja.
Jagpreet Chhatwal, një drejtor i asociuar në Institutin për Vlerësimin e Teknologjisë, Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit dhe një asistent profesor në Shkollën Mjekësore të Harvardit, tha se parashikimet e modelimit nga projekti i COVID-19-me të cilin janë përfshirë të dy institucionet-sugjerojnë që rastet e COVID do të arrijnë kulmin gjatë periudhës Tetor-Nëntor, në varësi të shteteve.
Chhatwal tha se vdekjet e parashikuara në 24 orë ka shumë të ngjarë të tejkalojnë kulmin e tyre të në fillim të vitit 2021 në disa shtete.
“Gjërat ka të ngjarë të përkeqësohen para se të përmirësohen deri në fund të vitit.”
Maskat dhe vaksinimet janë vendimtare në luftën kundër Covid
Chhatwal tha se një kombinim i dy faktorëve kontribuoi në valën e fundit të COVID .
“Së pari, varianti Delta u shfaq menjëherë pasi u hoqën kufizimet për distancimin shoqëror dhe mbajtjen e maskave,” tha ai. “Meqenëse rastet dhe vdekjet si pasojë e COVID ishin në nivelin më të ulët.
Së dyti, shkalla e vaksinimit mbetet nën optimale. Kur Delta filloi të përhapej, shumica e shteteve nuk kishin as 50 përqind të popullsisë plotësisht të vaksinuar “.
Sipas Chhatwal, ky kombinim i normave të ulëta të vaksinimit dhe lehtësimit të masave krijoi kushte ideale që varianti Delta të përhapej kudo. Për ti dhënë fund valës së Covid ose për të zvogëluar ndikimin e valës – ne kemi nevojë të rrisin normat e vaksinimit dhe të rikthejmë masat si distancimi social apo mbajtja e maskave.
Për sa kohë që një pjesë e popullsisë ende nuk është vaksinuar, valët e infeksioneve do të vazhdojnë të ndodhin pasi virusi gjen hapësira të njerëzit më të dobët.
“Kjo situatë është si anologjia e zjarrit. Njerëzit e pavaksinuar janë si bari i thatë, njerëzit e infektuar janë shkëndija. Nëse i vaksinojmë të gjithë dhe eliminojmë barin, atëherë edhe me një shkëndijë nuk do të marrim zjarr,” tha ai./abcnews