Cristiano Ronaldo është gjithmonë dhe më afër Manchester City-t, një mbyllje e merkatos që ndoshta as vetë portugezi nuk do ta ketë imagjinuar. Sigurisht nuk e ka imagjinuar gjashtë vite më parë kur, gjatë një interviste për BBC, është pyetur nëse do të ishte e mundur që të transferohej te Qytetarët: “Jo. Nuk është një çështje parash, por pasioni”.
Kjo është pjesa e marrë nga intervista me Dan Roan: “Manchester City ka shumë para për të marrë lojtarë të mëdhenj: është e mundur që një ditë, nëse do të bëjnë ofertën e duhur, ti të pranosh apo respekti për United…”.
Ronaldo, që në atë kohë luante për Real Madrid, e ka ndërprerë: “Beson se paratë do të më ndryshojnë mendimin? Tani, në moshën 30 vjeç? Nuk mendoj. Nuk është ky problemi… nëse flet për para, atëherë do të shkoja në Katar, ka shumë mundësi që të kenë më shumë para se City. Nuk është çështje parash, por pasioni”.