Nga Kreshnik Spahiu/ PO NDODH: Ky është kufiri Shqipëri-Shqipëri. Albin Kurti pasi premtoi 16 vjet bashkim kombëtar, sot mbylli kufijtë për shqiptarët e jugut.
Të hysh në Kosovën e Albin Kurtit është më keq: – se në murin amerikan me Meksikën – se në murin turk me Iranin – se në murin kinez – se në murin Shengen me BE
Do thoni ju që e ka inatin me Edi Ramën. Dakor Dakort por sot ai ka ndarë një popull në dy pjesë dhe jo dy parti….. Jam i sigurtë që nga Serbia mund të hyni më lehtë në shtetin e dytë shqiptar por që drejtohet nga bajraktar. Gjithmon trishtohesha kur fqinjët na akuzonin: “Shqiptarët s’kanë aftësi shtet formuese”