Zjarret në Greqi i kanë angazhuar të gjithë për shuarjen e tyre përfshirë edhe banorët e zonave të prekura. I tillë është edhe Apostolis, ose ndryshe Astrit, shqiptari i cili u mundua të shuante flakët me një degë peme. Mediat greke raportojnë se ai është nga Shqipëria por prej 29-vitesh jeton në Greqi dhe imazhi i tij teksa përpiqet të shuaje flakët me të gjitha mundësitë që ka, është një nga pamjet më prekëse të ditëve të fundit në shtetin helen.
Ai ka folur rreth situatës dhe tha se e ndjente si pergjegjësi të shuante zjarrin pasi ai e quan Greqinë ‘atdheun’ e tij.Por heroi shqiptar ka çuditur jo pak teksa është shfaqur në një intervistë televizive në Greqi me bluzën e Partisë Socialiste.
“Ndjeva sikur shtëpia jonë po digjej, prona e të gjithëve. U ndjeva sikur për atdheun tim pasi kam qenë këtu për 29 vjet dhe kam bërë çmos për të shuar zjarrin. Ndjej se kam një detyrim në këtë vend “ – thotë Apostolis që mban veshur bluzën “Voto PS 12”.