Shpat Kasapi dhe bashkëshortja e tij, Selvija do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë këngëtari, me rastin e ditëlindjes së Selvijes.

Teksa e ka uruar në rrjete sociale, Shpati ka treguar se ajo është në pritje të ëmbël. Këngëtari shprehet se sot ndihet shumë i lumtur dhe gjithçka falë saj.

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, mami e ardhshme! Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë! E sidomos tani që po presim një ëngjëll. Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paca gjithmonë dashuri. Të dua shumë”, ka shkruar Shpati.