Leo Messi ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me lamtumirën e tij nga Barcelona:
“Nuk di çfarë të them. Këto ditë kam menduar se çfarë mund të them dhe e vërteta është se nuk mund të mendoj për asgjë. Është shumë e vështirë për mua pas kaq vitesh. Nuk jam gati për këtë”, ka thënë Leo Messi.
“Vitin e kaluar, me gjithë atë që ndodhi, e dija se çfarë doja të thoja, por këtë vit është ndryshe. Unë dhe familja ime donim të rrinim këtu. Kjo është shtëpia jonë. Mendonim se do të rrinim këtu. Koha që kemi kaluar këtu ka qenë e jashtëzakonshme.
“Sot duhet t’i them lamtumirë gjithë kësaj. Kam qenë këtu që në moshën 13 vjeç. Pas 21 vitesh, do të largohem me gruan time dhe tre fëmijët e mi katalano-argjentinas.
“Nuk mund të them se nuk do të kthehem pas disa vitesh. Jam krenar për gjithçka. Për shokët e skuadrës dhe ish-shokët e skuadrës. kam shumë respekt për Barcelona-n. Kemi kaluar shumë momente të bukura dhe të këqija. Të gjitha këto më kanë ndihmuar të përmirësohem.
“Do të kisha dashur të largohesha në një mënyrë tjetër, jo kështu. E imagjinoja largimin me njerëz në fushë. Nuk kemi pasut mudnësinë të luajmë me tifozë vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Nuk ka qenë e lehtë të luaja pa dëgjuar thirrjet e tyre dhe tani po largohem pa i takuar. Nuk e imagjinoja kështu, e imagjinoja në fushë me një stadium të mbushur plot. Megjithatë, e kam ndier dhe vazhdoj ta ndiej dashurinë e tyre.
“Kam menduar shumë për këtë moment, por tani më mungojnë fjalët. Nuk kam më çfarë të them”.