Robert Lewandowski dëshiron të ndryshojë skuadër. Sulmuesi polak, i cili e ka nisur sezonin me Bayern Munich duke shënuar tre gola në 2 ndeshje, synon të provojë një eksperiencë të re, raporton Sky Sport Neës.
Polaku, tashmë 32 vjeç, është pjesë e bavarezëve prej 7 sezonesh dhe ka fituar gjithçka, veç “Topit të Artë” që e meritonte plotësisht vitin e shkuar që nuk u dha. Gjithsesi për t’u larguar nga Bayern Munich nuk është e lehtë për Lewandowskin, pasi klubi gjerman kërkon më shumë se 100 milion sterlina për kartonin e tij. Sigurisht është shumë e vështirë që një klub futbolli ta paguajë një shifër të tillë, për më tepër nisur edhe nga mosha e tij.