Lionel Messi te Paris Saint-Germain? i angazhuar në konferencën e parë për shtyp të sezonit, trajneri francez, Mauricio Pochettino, nuk e mbyll derën:

“Ne jemi të fokusuar në fillimin e kampionatit – nesër PSG do të debutojë në Ligue 1 me Troyes – në të njëjtën kohë klubi po punon shumë dhe me maturi në dritaren e transferimit për të përmirësuar ekipin në mënyrë që të arrijë objektivat e përcaktuara për këtë vit.

Sa i përket Messit, ne e dimë se çfarë ndodhi dje, por ne jemi të fokusuar në ndeshjen që kemi përballë Troyes dhe në dëshirën për të luajtur një lojë të mirë për të filluar sezonin. Leonardo dhe presidenti ynë po punojnë për të përmirësuar ekipin. Cilësia e lojtarëve ka rëndësi: klubi punon shumë, vlerëson opsionet dhe padyshim që Messi është njëri prej tyre. Por përparësia jonë është të përgatitemi mirë për nesër”.