Liverpool është i interesuar për belgun e Rennes, Jeremy Doku. 19-vjeçari ka bindur drejtuesit e Të Kuqve me paraqitjen e tij në Euro 2020. Për 90 minuta kundër Italisë ka çmendur Di Lorenzo-n dhe mbrojtjen e axurrëve.
Dribling, shpërthim, duele fizike dhe shpejtësie: jeremy Doku ka qenë kërcënimi kryesor për mbrojtjen e Mancini-t. Në çerekfinalen kundër Italisë, Doku ka bërë 8 dribling, duke vendosur një rekord në ndeshjet e Kupës së Botës dhe Europianit mes lojtarëve under 20.
Transfermarkt e vlerëson 26 milionë euro Doku-n, por Liverpool do të duhet të bëjë gati rreth 45 milionë euro për të bindur Rennes.