Romelu Lukaku gëzohet dhe feston pas suksesit të Chelsea kundër Arsenalit. Blutë mbizotëruan në derbin e djeshëm të Londrës, fituan pastër 2-0, ku sjenjën e tij e la qartësisht edhe sulmuesi belg.
Lukakut iu deshën 14 minuta për të shënuar golin e tij të parë për Chelsea. Ish-bomberi i Interit e komentoi fitoren me një postim në Instagram. “Fitore e madhe sot, ëndrra ime e fëmijërisë është realizuar. Më në fund mund të them ‘Londra është blu’. Përpara Chelsea”, – shkroi sulmuesi belg pranë fotografisë së tij pas golit.