Romelu Lukaku ka thënë se goli i tij për Chelsean në fitoren 2:0 kundër Arsenalit të dielën ishte më i veçanti që ai e ka shënuar gjatë karrierës së vet në Premierligë. Su lm u esi belg e futi topin në portën boshe nga rreth një metër largësi pas një harkimi nga Reece James, i cili ishte i pari për të që prej se iu ribashkua Chelseat nga Interi.
Derisa futja e topit në rrjetën e portës ishte gjë e thjeshtë, ajo çfarë Lukaku u detyrua të bëjë për të arritur në atë pozitë ishte shumë e vështirë. Para këtij takimi, Lukaku i kishte shënuar 113 gola në Premierligë, edhe pse asnjërën prej tyre nuk e kishte shënuar për Chelsean në 10 paraqitjet e tij për të kaltrit gjatë periudhës së parë në Stamford Bridge.
Duke folur pas ndeshjes, ish-sulmuesi i Evertonit dhe Manchester Unitedit tha se për të ishte një ditë shumë emocionale. “Po, ky gol ishte më i miri për mua (në Premierligë)”, tha Lukaku për beIN SPORTS. “Ju e dini sa emocionuese ishte kjo ditë. Ky gol është më i miri. Natyrisht, vetëm e futa topin në rrjetë, por ndërtimi i aksionit ishte i mirë prandaj për mua ky gol është më i miri”, shtoi ai.