Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë kaluar një darkë romantike së bashku duke gjetur pak kohë për njëri-tjetrin. Mirëpo gjatë darkës, Tolgën nuk e kanë lënë rehat mesazhet dhe kjo e ka nervozuar Almedën.
“Telefoni i tij nuk pushon …mjaft ma lini mua bashkëshortin im!”, ka shkruar Almeda teksa filmon aktorin me telefon në dorë.
Kujtojmë se më 8 qershor, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të Alinës.