Përballë numrit gjithnjë në rritje të infeksioneve COVID-19, presidenti Emmanuel Macron u ka bërë thirrje francezëve të tregohen vigjilentë. “Nën ndikimin e të ashtuquajturit variant Delta, gjendja shëndetësore është më se e vështirë”, tha Macron.

“Kriza shëndetësore nuk ka përfunduar ende”, theksoi ai. Sipas tij, në të gjithë vendin, shkalla e vaksinimit është në rreth 56 për qind.