Rey Manaj federohet me ekipin e parë të Barcelonës dhe mund të luajë në La Liga pra në elitën e futbollit spanjoll. Ajo që deri pak kohë më parë dukej si e pamundur mëngjesin e sotëm është bërë realitet dhe Barcelona ka mundur të federoj tre futbollistë me ekipin e parë.

Janë rregjistruar dhe janë të gatshëm për të luajtur që në ndeshjen e parë për këtë sezon ndaj Real Sociedad dy blerjet e reja Memphis Depay e Eric Garcia dhe Rey Manaj që aktivizohej me Barcelonën B. E gjitha kjo ka ardhur falë një gjesti të jashtëzakonshëm të mbrojtësit Gerard Pique. Kapiteni i dytë i Barcelonës ka bërë një ulje domëthënëse të pagës së tij dhe kjo ka krijuar mundësinë që edhe Rey Manaj të federohet dhe të jetë pjesë e ekipt të parë të Barcelonës në La Liga.

Sulmuesi i Kombëtares spikati me paraqitjet e tij në ndeshjet miqësore ku shënoi 4 gola dhe aktivizimi me ekipin e parë të Barcelonës është një arritje mjaft domethënëse.