Rey Manaj është një nga lojtarët që mund të largohet nga Barcelona në këto ditë të mbetura të merkatos. Mundo Deportivo sqaron situatën e yllit të kombëtares sonë, duke raportuar se ka tre oferta në tavolinë.

24-vjeçari këtë sezon është pjesë e rregullt e ekipit të parë, megjithatë minutat kanë munguar në këto ndeshje të para. Por trajneri Ronald Koeman është ende në mëdyshje për fatin e Manajt.

Për momentin ai e ka mbajtur për shkak të dëmtimeve të Fati, Dembele e Aguero në sulm, por siç raportohet pas ndeshjes ndaj Getafes do vendoset përfundimisht për të ardhmen e Manajt. Vetë lojtari nuk po ushtron presion dhe po pret vendimin e klubit.

Tre klube kanë bërë ofertë zyrtare për Rey Manajn: Mallorca dhe Rayo Vallecano nga LaLiga dhe Freiburg nga Bundesliga. Barcelona pretendon të arketojë rreth 3 milionë euro nga Manaj në rast se vendos ta shesë.