Aymeric Laporte nuk do të pengohet nga Manchester City nëse në zyrat e klubit do të mbërrijë një ofertë serioze. Kampionët e Anglisë, sipas asaj që shkruan Daily Mail, e lëshojnë mbrojtësin spanjoll për 60 milion sterlina.
Ata duan që të kthejnë pas paratë që kanë shpenzuar për të janarin e vitit 2018. City pagoi te Athletic Bilbao 65 milion euro asokohe. Dëmtimet e kanë penalizuar shpesh qendërmbrojtësin, i cili është nën kontratë me Manchester City deri më 30 qershor 2025.