Marina Vjollca po poston gjithnjë e më rrallë foto në rrjete sociale dhe kjo është bërë shkak që ndjekësit të aludojnë lloj-lloj gjërash. Në një foto të publikuar para pak kohësh, ajo ka shkruar: “Më mori malli për të gjithë ju” dhe menjëherë ndjekësit kanë vërshuar me komente dhe menjëherë kanë nxitur dyshimet se moderatorja mund të jetë shtatzënë. Marina ka fotografuar vetëm portretin dhe mban veshur një bluzë të gjerë që me siguri ky detaj ka bërë ndjekësit të mendojnë se bukuroshja e ekranit është në pritje të ëmbël. Ajo që i shtoi dyshimet ishte postimi i saj në Instagram, ku Marina ka falenderuar Zotin duke mos zbuluar arsyen. “Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar moderatorja shqiptare.
Këto aludime i ka shtuar dhe më shumë miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexha. Në një intervistë për “Pushime On Top” ai ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të “Revista ëho” do të jetë një personazh që pret të bëhet mami. “Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bjonde”, është shprehur Eraldo.
I pyetur nga moderatori i programit, Flori Gjini, ai nuk ka preferuar që të zbulojë emrin e bashkëshortit të mamasë së ardhshme, por ka treguar se janë të dy të famshëm. Epo, siç thotë dhe populli ‘ku ka zë, nuk është pa gjë’ dhe duket se këto fjalë që qarkullojnë lart e poshtë janë të vërteta.Së fundmi, burime për “Prive.al” kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës që pret moderatorja. Sipas tyre, çifti do të bekohen me një bebushe vajzë dhe Marina aktualisht është në muajin e katërt të shtatzënisë.