Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Marina Vjollca thuhet se është në pritje të ëmbël. Dyshimet kanë nisur dhe nga fotoja e fundit e saj në Instagram, ku bukuroshja shfaqet e veshur me një fustan të gjerë.
Aludimet e shtatzënisë janë përforcuar akoma më shumë nga miku i ngushtë i Marinës, Eraldo Rexho. Në një intervistë për “Pushimet on Top”, ai ka zbuluar se në kopertinën e shtatorit të “Revista Who” do të jetë një personazh që pret të bëhet mami.
Rexho nuk e ka treguar emrin, por ka shtuar se bëhet fjalë për një bjonde, i shoqi i së cilës është po ashtu i famshëm. Mbetet të presim nëse kjo është e vërtetë apo jo. “Do të kemi në kopertinë një personazh që pret të bëhet mami. Nuk mund të them dot më shumë derisa të vijë momenti i kopertinës. Është bjonde”, ka thënë gazetari.