Kreu i PD-së Lulzim Basha, është ‘zgjuar” sot nga mesdita.

Basha, i cili nuk i ka prishur pushimet për asgjë në botë, a thua se ishte fitues në zgjedhjet e 25 Prillit dhe jo humbës serial, herë pas herë shkruan në rrjete sociale, si për të treguar se i doli gjumi, të cilin e ka ekskluzivitet veror dhe dimëror.
Ai sot ka përkujtuar Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare që sipas tij nuk është vetëm një ditë kujtese por edhe reflektimi për një plagë kombëtare që vijon të sëmbojë, pasi Shqipëria ende nuk e ka tejkaluar.

Pas këtyre fjalëve në rrjete sociale, kanë reaguar demokratët, të cilët i janë përveshur kreut të PD për dështimet dhe paaftësinë e tij.
Ata i kanë rikujtuar “luftën”, atë me të cilën Basha u bë gazi i shqiptarëve dhe i kanë treguar vendin, duke i thënë, se ai është i dështuar dhe se nuk ka bërë asgjë për shtresën të cilën del dhe përkujton sot.

“Kur do të fillojnë protestat për votën e lirë, për blerjen dhe vjedhjen e votës?… Ju si PD nuk keni bërë pothuajse asgjë për atë shtresë mbetën gjithmonë të harruar nga politika e them me keqardhje këtë…..

Nuk mjafton vetëm t’i kujtosh, por mbi të gjitha kur ke pushtet të ndërmarrësh veprimet e duhura kundrejt tyre dhe familjeve te tyre. Në vite të tëra qeverisje nuk keni bërë asgjë të qenësishme në këtë drejtim – asnjë listë të plotë të tyre, të atyre që edhe varri u është mohuar…

Mos i pranoni zgjedhjet e 25 Prillit ata mbajtën letërnjoftimet për të plotësuar votat që donin plus blen vota me lekë”, shkruajnë demokratët në rrjetin social të Bashës.

Të tjerë demokratë e akuzojnë për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama.

Ata e quajnë maskara me dy fytyra, mbështetës të diktaturës, apo e konsiderojnë edhe si një dosje kriminale.
“Ti po bën shumë për diktaturën ….turpi ju mbuloftë, zhgënjimi je ti…..Ti mascara, njeri me dy fytyra, je mbështetësi i diktaturës që po instalohet aty.

Ti je shëmbëlltyrë e shëmtuar ti…..zoti ju djegtë aty ku duhet…Llomotitje boshe, “Poshtë Komunizmi- Liri popullit”. Po faktet në realitet cilat janë prej jush, dosjet e komunizmit, dosjet e 30 viteve të krimeve e korrupsionit janë në gjumë klinike. Ti je një dosje kriminale”, shkruajnë ndër të tjera demokratët..

Më poshtë po sjellim komentet e demokratëve në rrjetin social të kreut të PD-së Lulzim Basha./CNA.al