Referuar rritjes së rasteve të reja ditorë të qytetarëve të infektuar me COVID, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u bën apel qytetarëve që të shkojnë drejt qendrave të vaksinimit dhe të vaksinohet.

Manastistirliu thotë se janë mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar.

‘Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës. Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar. Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj COVID.’– shkruan Manastirliu.